Reisi i Bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat ef. Fejziq ka paralajmëruar se së shpejti do të bëhet analiza e hollësishme e punës së imamëve.
Ai për “Pobjeda” tha se do të shikojë se kush është për vlerat bazë të islamit si fe të rrugës së mesme, e kush është për politika tjera kreatorët e të cilëve do të kishin dëshirë ta prishin këtë rrugë.
“Nga rezultatet e këtyre analizave dhe shpjegimeve do të varet edhe pozita e imamëve, gjegjësisht statusi i tyre”, theksoi Fejziq duke shtuar se për këtë qëndrim të hënën morri shumicën absolute për edhe një mandat gjashtëvjeçar në krye të BI-së.