Me rastin e muajit të madhëruar mysliman të Ramazanit në vizitë zyrtare Bashkësisë islame të Ulqinit të shtunën do të qëndroj reisi Rifat ef. Fejziq dhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir.
Për to do të shtrohet iftari, e namazi i përbashkët i teravisë do të falet në xhaminë e Namazgjah.
Nga Bashkësia islame kanë ftuar besimtarët që me praninë dhe faljen e tyre të përmbushin ibadetin e tyre.
Të mërkurën e ardhshme në Ulqin do të organizohet iftari për 500 veta nën organizimin e Bashkësisë islame.