Reisi i deritashëm i Bashkësisë islame (BI) në Mal të Zi Rifat ef. Fejziq (41) është i vetmi kandidat për përzgjedhje në këtë funksion. Ai për mandatin e ri gjashtëvjeçar fitoi përkrahjen e të 14 këshillave të BI, shkruan “Pobjeda”.
Akti i përzgjedhjes do të kryhet gjatë këtij muaji në mbledhjen e Kuvendit të BI të Malit të Zi.
Përndryshe, ky do të jetë mandati i tretë i Fejziqit në funksionin drejtues në BI të Malit të Zi. Në postin e reisit ai u zgjodh herën e parë në vitin 2003.