Rekord: MYSAFIRË MË SHUMË PËR 11 PËR QIND SE VJET

Panorama Jadran. Mala plazaNumri i mysafirëve këtë javë në rivierën e Ulqinit ka rrëzuar të gjithë rekordet e më hershme.

Sipas të dhënave zyrtare nga Organizata turistike, në Ulqin momentalisht pushojnë 29185 turistë të regjistruar, apo 11 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Rritje gati të barabartë shënojnë të gjithë format e akomodimit. Më së shumi turistë ka në akomodimin privat, diçka mbi 25 mijë, në hotele pushojnë 3700, ndërsa në kampe dhe pushimore 330 mysafirë.

Mirëpo, në Ulqin tash 15 ditë vlon si në koshere, kështu që numri real i turistëve është të paktën tre herë më i madh se numri zyrtar i të evidentuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi