RËNDËSIA E EDUKIMIT PËR KONCEPTIN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

E drejta për edukim është një e drejtë themelore për të gjithë. Çdo individ, pavarësisht nga raca, kombësia, gjinia, etnia, feja, mosha ka të drejtë për edukim dhe kjo është e lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut.

Të drejtat e njeriut nuk janë thjesht detyrime morale apo etike,ato janë të drejta dhe detyrime ligjore për të cilat shtetet në mbarë botën kanë rënë dakord që t’i përmbushin përmes dokumenteve ndërkombëtare si traktatet, konventat dhe paktet.Prandaj ato duhen respektuar, ruajtur dhe përmbushur nga të gjithë ne. Të drejtat e njeriut duhen promovuar përmes ndërgjegjësimit, publikimeve të ndryshme, informacioneve të qarta e të sakta, fushatave të ndryshme dhe përmes edukimit në të gjitha nivelet.

Mosha e rinisë është periudha kur ne mund t’u japim formë ideve tona për zhvillimin ekonomik të shoqërisë. Duke u inkurajuar për të marrë pjesë aktive në projekte e aktivitete të ndryshme të edukimit joformal, gjithashtu është koha për të ecur drejt destinacionit që mund të bëhet i mundur përmes ndërgjegjësimit profesional dhe studimit kritik të dallimeve individuale. Kur arrijmë në rininë tonë, ne bëhemi më të orientuar drejt qëllimeve, ne i japim përparësi kohës sonë dhe bëhemi më të fokusuar në atë që duam në jetë. Kur i riu kontribon me idetë dhe energjinë e tij për të zgjidhur çështjet sociale, ai bëhet një udhëheqës i aftë dhe gjithashtu mund të bëjë një ndryshim në jetën e të tjerëve. Të rinjtë bartin potencial të madh për të mësuar dhe për tu përshtatur me mjedisin. Rinia ka aftësitë për të sjellë reforma dhe përmirësime sociale në shoqëri.

Konventa e OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve zbatohet për individët nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç, megjithatë të rinjtë që lëvizin midis dy fazave të jetës, fëmijërisë dhe moshës madhore,mund të jenë veçanërisht të cenueshëm ndaj diskriminimit në forma të ndryshme. Ata shpesh hasin vështirësi në aksesin në arsim, punësim cilësor, mbrojtje sociale dhe akses të plotë në të drejtat civile dhe politike, duke kufizuar potencialin e tyre. Duke pasur parasysh barrierat me të cilat përballen të rinjtë për shkak të moshës së tyre, ekziston nevoja për mbrojtje specifike për të trajtuar diskriminimin ndaj të rinjve dhe për të hequr barrierat që po i pengojnë ata të kenë akses në të drejtat e tyre.

Politika për të rinjtë e Këshillit të Evropës parashikon gjithashtu bashkëpunim të ngushtë ndërmjet politikave për fëmijët dhe përtë rinjtë, pasi të dy grupet, fëmijët dhe të rinjtë janë e ardhmja e çdo vendi.

Shtetet duhet gjithashtu të sigurojnë që individët dhe grupet të mbrohen nga shkeljet e të drejtave të tyre, veçanërisht nga aktorët jo shtetërorë. Duke pasur parasysh burimet e tyre në dispozicion, shtetet duhet gjithashtu të ndërmarrin veprime për të garantuar përmbushjen e të drejtave të njeriut, për shembull duke miratuar politika dhe iniciativa që promovojnë realizimin e të drejtave. Sistemi modern ndërkombëtar i të drejtave të njeriut u krijua pas mizorive të Luftës së Dytë Botërore me themelimin e Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës. Për arsye historike, të drejtat e njeriut shpesh ndahen në dy kategori kryesore, e para janë të drejtat civile dhe politike dhe e dyta të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore.

Sot, të rinjve u ofrohen aktivitete të ndryshme arsimore joformale përmes të cilave ata mund të mësojnë për të drejtat dhe liritë e njeriut, të drejtat e pakicave, anti-diskriminimin, tolerancën, parimet e demokracisë, interkulturalizmin, diversitetin, çështjet identitare etj. Programe të tilla më së shumti ofrohen nga organizatat e shoqërisë civile.

Një edukim të tillë të rinjtë nga Ulqini e morën edhe përmes përfshirjes në projektin “Të rinjtë e angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë”, ku së bashku me bashkëmoshatarët e tyre nga Malësia, Plava e Gucia, u fuqizuan për mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, nevojën e ruajtjes së vlerave identitare, proceset demokratike e integruese në vend dhe rajon, etj.

Ky artikull është pjesë e projektit “Të rinjtë e angazhuar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë” i cili realizohet në kuadër të konkursit publik për financimin e projekteve të OJQ-ve për vitin 2023, në fushën e zhvillimit dhe avancimit të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare minoritare në Mal të Zi. Projekti financohet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e OJQ “Horizonti i Ri” dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e donatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…