Sipas hulumtimit që ka kryer gazeta „Dnevne novine“ deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq gjendet në mes të pesë politikanëve më me ndikim në Mal të Zi.
Para tij janë kryeministri Millo Gjukanoviq, Lideri i Frontit demokratik Miodrag Lekiq, shefi i Parlamentit dhe kryetari PSD Ranko Krivokapiq, si dhe kryetari i shtetit Filip Vujanoviq.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë nëntë media të Malit të Zi dhe 14 gazetarë dhe redaktor të redaksisë së politikës.
Vendin e lartë në listë Abazoviqi, siç theksohet, e siguroj me qëndrimet forta të cilat pa problem i deklaron në publik. „Fuqishëm punon për fuqizimin e politikës ekonomike të Malit të Zi, ndërsa në orën e fundit kryeministrore ka kërkuar nga kryeministri Gjukanoviq të numëroj cilat aktivitete do ti ndërmarr Qeveria me qëllim të shfrytëzimit më të mirë të resurseve ekonomike në komunë të Ulqinit“, shkruajnë „Dnevne novine“ dhe citojnë Abazoviqin që „privatizimet në Ulqin nuk sollën efektet e paralajmëruara.“