30 haxhi nga Ulqini, të cilët këtë vit e kanë kryer pelegrinazhin në Meka, prej nesër do të qëndrojnë në Medine (qytetin e profetit të Allahut Muhamedit, paqja qoftë mbi të), mëson Portali Ul-info.
Sipas informatave tona, çdo gjë deri tani ka shkuar në mënyrën më të mirë dhe haxhitë ndjehen mirë.
Pritet që të martën në mëngjes, më 14 tetor, ato do të vijnë me aeroplan në Prishtinë, ndërsa në orët e pasdites do të mbërrijnë në Ulqin.