Disa qindra metër kub reshje shiu për metër katror të cilat kanë rënë gjatë natës në Ulqin kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa pjesë të qytetit.
Më kritike ishte në rrugën e Kripores, në fund të zonës industriale, ku uji ka hyrë në hapësirat afariste.
Pronarët e këtyre objekteve kanë thënë se arsyeja për këtë është se nuk është hapur diga në kanalin e Kripores në mënyrë që reshjet të derdhen në Port Milenë dhe pastaj në det.
Ato thanë se këtë rast e kanë lajmëruar në polici.
Nga mëngjesi i hershëm shërbimet komunale kanë pastruar dhe rregulluar qytetin, sidomos Ranën, ku ka rrjedh sasi e madhe e ujit. Nën ujë ishin edhe disa pjesë të Plazhit të madh, si për shembull lokali në plazhin “Miami”.