Kompania “Mediterraneo group” shtroi të shtunën, në restorantin “Safari” në Plazhin e Madh, iftarin për partnerët e punës dhe miqtë e kompanisë.
Ndër qindra të pranishëm ishin edhe deputetët në Parlamentin shtetëror, liderët e partive politike, sipërmarrësit dhe gazetarët, mysafirët nga qytetet tjera të Malit të Zi, si dhe kushërinjtë e familjes Resulbegu.
Në emër të nikoqirit me fjalën e rastit mysafirëve iu drejtua themeluesi i kompanisë, arkitekti i njohur Selim Resulbegoviq. Ai, si dhe drejtori ekzekutiv i “Mediterraneo Group” Fehim Resulbegoviq, të gjithë i falënderoi duke theksuar se “gjatë muajit të Ramazanit transmetohen mesazhet e dashurisë dhe paqes ndër njerëzit vullnet mirë”.