Gjykata administrative e Malit të Zi me 05.11.2013 ka anuluar Vendimin e kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu Nr. 01-3801-13 të datës 30.0.2013 me të cilin shkarkon Selim Resulbegoviqin nga detyra e Nënkryetarit të komunës së Ulqinit.
Duke vlerësuar ligjshmërinë e Vendimit të kundërshtuar Gjykata gjeti që kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu në procesin e sjelljes së Vendimit ka kryer shkelje serioze të rregullave të procesit administrativ si dhe të dispozitave të Ligjit për vetëqeverisje lokale. Për këtë arsye Gjykata e ka shpallur të paligjshëm vendimin e përmendur dhe ka pru Vendim për anulimin e tij.
KK PSD Ulqin kishte mundësi të njoftoi opinionin që në rastin konkret bëhet fjalë për akt të paligjshëm, me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga fakti që kryetari aktual i komunës së Ulqinit ka humbur përkrahjen e shumicës në Kuvend dhe nuk është në gjendje të siguroj përkrahjen për miratimin e raportit të tij të punës për dy vitet e kaluara.
Veçanërisht brengos fakti që kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu është i gatshëm që me vetëdije të plotë të sjell akte të paligjshme nëse vlerëson që kjo është në funksion të ruajtjes së karriges së tij, të cilën përveç tjerash e ka vërtetuar edhe me bllokimin shumë mujor të Parlamentit lokal çka ka rezultuar me shkurtimin e mandatit dhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme pas agonisë dhe anarkisë së gjatë, thuhet në kumtesën e Kryetarit të KK PSD Ulqin Selim Resulbegoviq.