Kryetari i Këshillit komunal të PSD Selim Resulbegoviq ka deklaruar që për atë parti opsioni më real është koalicioni me PDS, UDSH dhe koalicionin e Fatmir Gjekes.
“Besoj që në ditët e ardhshme do të merremi veshtë për koalicionin e partive qytetare dhe nacionale. Mendoj që kjo është zgjidhje më e mirë se sa propozimi që pushtetin ta formojnë partitë nacionale. Opsioni i dytë përfundimisht nuk ka shanse”, tha Resulbegoviq për “Dan”.
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka ka deklaruar për “Pobjeda” që beson në rezultat pozitiv të bisedimeve me PDS. “Me liderin e PDS-së kemi folur për hyrje në koalicion. Besojmë në përfundim pozitiv të bisedimeve”, tha ai duke shtuar që do ti përgjigjet dhe ftesës të Forcës së re demokratike për bisedime.
Forca më herët është deklaruar që në bisedimet për formimin e pushtetit përparësi do ti jap UDSH-së dhe koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të cilën e udhëheq Gjeka.