Kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate Naser Resulbegoviq deklaroi se pret rezultat të mirë të kësaj parti në këto zgjedhje lokale në Ulqin.
“PSD gjatë tërë këtyre viteve ishte partner i besueshëm i qytetarëve të Ulqinit. Kemi ditur të njohim nevojat e komunës tonë dhe gjithmonë ishim në shërbim të qytetarëve. Këshilltarët tonë ishin shumë konstruktiv në mbledhjet e Parlamentit lokal. Jemi të bindur që qytetarët e komunës tonë do të dinë ta vlerësojnë këtë”, tha ai.
Sipas fjalëve të tija, këtë parti e përbëjnë njerëzit e lirë, personat me integritet, të dëshmuar në profesionet e veta.
Nga ana tjetër, pushteti aktual lokal nuk e plotësoi pritshmërinë e qytetarëve dhe jam i bindur që zgjedhjet e 4 shkurtit do ta tregojnë këtë”, shtoi Resulbegoviq.









