Resulbegoviq i përgjigjet Cungut: VEPRIM I NJERIUT TË DËSHPËRUAR DHE MANIPULUES

“Cungu me këto bomba tymi  përpiqet të mjegulloj situatën e tmerrshme në të cilën e ka pru veten. Ai është në rend të ditës dhe jo unë”, ka deklaruar nënkryetari i komunës së Ulqinit Selim Resulbegoviq.

Ai në reagimin e parë mbasi që nga kabineti i kryetarit të komunës të martën është publikuar që Resulbegoviqi është shkarkuar nga funksioni tha që ky është “veprim i njeriut të dëshpëruar dhe manipulues, si dhe sulm ndaj pjesës së koalicionit rezultatet e së cilës janë më të dukshme dhe më të prekshme”. “Me rezultatet tona në miratimin e planeve ai është lavdëruar në raportin e vet si dhe në opinionin malazias në çdo mundësi që është dhënë. E me çfarë tjetër mund të lavdërohet?”, tha Resulbegoviq.

Sipas fjalëve të tija, është absurde që Cungu akuzon për kontaktet me përpunuesit e planeve. “Them se jemi ne, si komunë dhe Sekretariat për urbanizëm porositësit e punës, dhe sipas kësaj ne kontaktojmë me përpunuesit”, tha ai.

Resulbegoviq shtoi që vendimi për shkarkimin e tij është i paligjshëm dhe që për këtë arsye nuk ka efekt ligjor. “Mua mund të më shkarkoi vetëm Kuvendi komunal, përkatësisht organi i cili dha pëlqimin për emërimin tim”, tha ai duke theksuar që të mërkurën do t’ia ndaj gazetarëve letrën të cilën ia dërgoi Cungut para disa ditëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca