Kryetari i Këshillit grevist të punëtorëve të hotelit “Otrant” Amir Resulbegoviq ka thënë se në rastin e heshtjes së organeve kompetente shtetërore, ai dhe kolegët e tij prapë do të tubohen para portës së këtij objekt në Plazhin e madh.
“Jemi të njoftuar se prokuroria me kërkesë të Komisionit për kontroll dhe përcjellje të procesit të privatizimit në Kuvendin e Malit të Zi ka arritur përfundimin se në rastin e privatizimit të “Otrantit” nuk kishte korrupsion dhe krim të organizuar. E ne të gjithë e dimë se aty prej fillimit kishte edhe krimi edhe korrupsion edhe obstruksion”, tha Resulbegoviq.
Sipas fjalëve të tija, 60 punëtorë dhe 240 anëtarë të familjeve të tyre janë lënë në rrugë dhe askush nuk e kthen kokën kah ato. “Për këtë arsye njoftoj se do të bëjmë grevën paralajmëruese para portës së hotelit dhe radikalizmin e protestës nëse vazhdohet kështu”, shtoi ai.