Mali i Zi u gjet në faqet e numrit të fundit të revistës së njohur “Vogue”.
Nga “Vogue” kanë propozuar që të vizitohet edhe Ulqini i cili, siç thuhet, posedon një nga plazhet më të mira nudistike.
Gazetari i kësaj revistë thekson se në këtë vend ka ushqim autentik. Ushqimet që veçanërisht i rekomandon janë byreku dhe djathi në vaj ulliri.
Edhe pse, sipas fjalëve të tija, Mali i Zi është më i shtrenjtë se Shqipëria dhe Maqedonia, ai është më i lirë nga destinacionet si Greqia dhe Kroacia.