“Çdo vit në territorin e komunës së Ulqinit mbjellim disa mijëra rrënjë ullinj të rinj dhe në këtë mënyrë mbajmë traditën prej shumë dekadash të zhvillimit të ullishtarisë në Ulqin”, deklaroi pronari i mullirit “Vëllezërit Kollari” Ruzhdi Kollari.
Ai tha që është i kënaqur që njerëzit e rinj në ullishtari e shohin mundësin për përparim.
Sipas të dhënave jozyrtare, në Ulqin në dhjetë vitet që kaluan janë revitalizuar rreth 20 mijë ullinj qindravjeçar, derisa janë mbjell 30 mijë ullinj të rinj.
Përveç llojit tradicional verdhëza (zhutica), janë mbledhur dhe lloje tjera të kësaj bime të bekuar.
Këshilltari për bujqësi në komunë të Ulqinit Gani Rexha pohon që ky qytet ka marr primatin për prodhimin e agrumeve.