Institucioni shtetëror i revizionit (ISHI) dha mendimin pozitiv në raportin financiar të Partisë demokratike (PD) për vitin e kaluar dhe mendimin me kusht për harmonizimin e punës me dispozitat ligjore.
Kjo parti vitin e kaluar e përfundoi me humbje prej rreth një mijë euro: të ardhurat ishin 101.453, ndërsa shpenzimet 102.479.
Në raportin e ISHI thuhet se PD duhet të harmonizojë punën e arkës dhe shpenzimet në bazë të ligjit, në veçanti shpenzimet për material, karburant dhe bruto pagat.