Institucioni shtetëror i revizionit dha mendim negativë për raportin financiar të Partisë demokratike (PD) duke theksuar se në të është paraqitur në mënyrë të pavërtetë puna e partisë së Fatmir Gjekës, shkruan “Vijesti”.
Në mendim theksohet se PD-ja, mbas përpilimit të raportit financiar, ka dërguar para të cilat i ka fituar nga buxheti shtetëror në llogaritë e partnerëve të vet të koalicionit, edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar.
Kështu, siç theksohet, në vitin 2014 në llogaritë e Lidhjes demokratike në Mal të Zi dhe Alternativës shqiptare janë transferuar 46.200 euro.
Revizioni ka paralajmëruar në raportin e PD-së nuk është evidentuar prona e partisë me vlerë 1.207 euro, si dhe që nuk janë paguar taksat për të punësuarit në parti dhe qira të hapësirave partiake, të cilat në Ostros kushtojnë 100, ndërsa në Katërkollë 200 euro në muaj.