Komuna e Ulqinit ka obligim të ketë evidencë të posaçme të pronës së lëvizshme dhe të palëvizshme në kontabilitetin e vet, thuhet në Raportin e revizionit të Propozimit të buxhetit përfundimtar të komunës së Ulqinit për vitin e kaluar, i cili së shpejti do të gjendet para këshilltarëve.
Në këtë dokument theksohet që sekretariati përgjegjës në administratën komunale nuk ka vepruar sipas rregullores juridike, por vetëm ka kryer evidentimin e gjërave të lëvizshme me datë 31.12.2013.
Ligji për pronën shtetërore detyron që evidentimin e pronave të lëvizshme dhe të palëvizshme të cilët janë në pronën shtetërore, ku administratat lokale konsiderohen pronar të pronës shtetërore.