Këshilltari në Kuvendin komunal Hajredin Kovaçi, anëtari i Lidhjes demokratike në Mal të Zi, e cila është anëtare e koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”, ka refuzuar të përkrah koalicionin e ri qeverisës në Komunë të Ulqinit.
Me vendimin e qendrës së PDS-së në pushtetin e ri komunal përveç kësaj parti do të jenë edhe Forca e re demokratike, Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unioni demokratik i Shqiptarëve, derisa kryekomunari do të jetë nga Forca.
Meqë Kovaçi refuzoi të jetë pjesë e shumicës së re, kjo do të thotë se pushteti ekzekutiv në Parlamentin lokal do të ketë përkrahjen e 26 prej gjithsej 33 këshilltarëve.
Kovaçi i cili është poet i njohur, ka shprehur revoltën e vet duke vendosur në FB poezinë me titull Treni i pistë.
Treni i pistë
Asgjë më mirë s’do bëhet
Në Ulqinin tonë
Treni edhe pa ty po niset
Po më thonë!
Le të niset edhe pa mua
Unë po eci në këmbë
Me duar në xhepa
S’po çoj gjë rëndë!
S’dua të udhëtoj
Më një tren të pistë
Të cilin e drejtojnë dy
E më shumë makinistë!
S’do të mbërrijë larg ky tren
Përsëri po bëhemi përrallë
Së shpejti nga Komuna
Tym i zi ka me dalë!