Nga lëvizja “Rezisto – 97.000” njoftuan se karvani i tyre këtë fundjavë do të vizitojë Malin e Zi.
Në këtë mënyrë do të njoftojmë qytetarët nga të gjithë trevat e vendit tonë të cilët deri tani nuk kishin mundësi të na bashkëngjiten. Na u bashkëngjitni në qytetin tuaj, jepni sugjerimet, shtroni pyetje dhe le të bëjmë që i tërë shteti të rezistojë këtë sistem të shëmtuar i cili po na shkatërron! Çdo qytet, çdo qytetarë! Ne jemi shteti!”, thuhet në faqen e FB të kësaj lëvizje.
Shtohet se u planifikua që Karvani të jetë në Ulqin të dielën, me 14 prill, në ora 10,30 në Ranë.