Ulqinaku Rifat Fteja ka demantuar si krejtësisht të pavërteta thëniet në tekstin e “Dan-it” nga e enjtja që policia e kërkoi për kontrabandë të kokainës nga Amerika Latine.
“E vetmja gjë e vërtetë është që kam jetuar në SHBA, dhe atë deri në vitin 1996, kur u zhvendosa në Mal të Zi. Jam njëri familjar i cili e ka prejardhjen nga një familje e njohur ulqinake dhe i cili jeton jetë të qetë, ndërsa thëniet e pavërteta të tekstit më kanë prekur jashtë mase, si mua, ashtu dhe tërë familjen time. Emri im përmendet në epitetin e tregtarit më të madh të lëndëve narkotike, gjë që është tërësisht absurde, e që e dinë tërë Ulqini dhe tërë rrethi im. Asnjëherë nuk më kanë kontaktuar nga cilido organ shtetëror në Mal të Zi lidhur me ngjarjet të cilët janë temë e artikullit, ndërsa unë jetoj në Mal të Zi dhe jam i gatshëm ti përgjigjem çdo ftesë eventuale të organeve kompetente shtetërore”, theksoi Fteja dhe shtoi që kundër gazetës “Dan” do të çojë padi për artikullin e botuar.