Këto ditë vijon rikonstruktimi i rrugës prej Kravarit kah Shtegvashi, gjegjësisht Kraja.
Punimet në sanimin e kësaj rruge të lënë me dekada pas dore po i kryen Drejtoria për komunikacion të Malit të Zi.
Në Komunë të Ulqinit pritet që më në fund të përfundojë procedura tenderike në mënyrë që të nis rikonstruktimi i rrugës prej Ulqinit në Krythë me gjatësi 13,5 km.