Rindërtohet objekti: Kryeministri Abazoviq hap shkollën e vetme shqipe në Rozhajë

Kryeministri i Malit të Zi, dr Dritan Abazoviq, ka hapur shkollën e vetme në Dacaj, në komunën e Rozhajës, e cila mban mësim në gjuhën shqipe.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pas rindërtimit, Abazoviq mori pjesë bashkë me ministrin  të Arsimit, Miomir Vojinoviq.

“Së bashku me ministrin e Arsimit Miomir Vojinoviq dhe ministrin e Administratës Publike Marash Dukaj po hapim një shkollë të rikonstruktuar në Rozhajë, IP ShF Dacaj. Kemi të bëjmë me shkollën e vetme në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe. Sot është hera e parë në histori që kjo shkollë vizitohet nga kryeministri”, bëri të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi