Organizata Turistike e Ulqinit ka filluar me procedurën e aplikacionit online për lajmërimin e turistëve i cili do të jetë një risi dhe njëkohësisht lehtësim për të gjithë qytetarët e Ulqinit për lajmërimin e turistëve.
Përveç punkteve informative që janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve dhe turistëve që tashmë 12 vite më radhë, sezoni i ardhshëm turistik sjell programin apo aplikacionin që mundëson lajmërimin online të turistëve për të gjithe akomodimet private dhe hotelet e Ulqinit.
Ky aplikacion mundësohet nepërmes tokenit (çertifikata digjitale) që fitohet nga Posta nepërmjet programit Rb 90.
Për regjistrimin me këtë aplikacion është e nevojshme të kemi një Vendimin nga Komuna, si dhe Vendimin për dhënien me qira të akomodimit.