Riviera e Ulqinit: NË GUSHT MË SHUMË FJETJE SE NË 11 MUAJT E TJERË

Panorama Jadran. Mala plazaQë gushti e nxori sezonin e sivjetmë turistik vërtetojnë edhe të dhënat e Entit shtetëror për statistikë. Në këtë muaj në rivierën e Ulqinit zyrtarisht janë realizuar 523 365 fjetje, apo më shumë se në tërë pjesën tjetër të vitit!

Nëse kësaj i shtohen edhe fjetjet e evidentuara në korrik (266 567), kuptojmë që në këto dy muaj janë realizuar gati 80 për qind të fjetjeve në komunë të Ulqinit.

Karakteri sezonal, pra, mbetet një nga problemet më të mëdha të turizmit të Ulqinit, gjë që është logjike nëse dihet se në hotele gjinden më pak se tre për qind të kapaciteteve të përgjithshme akomoduese në këtë komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi