Ndërmarrja hotelerike-turistike Riviera e Ulqinit ka përfunduar gjysmëvjetorin e parë me humbje prej 709 mijë euro, që është rreth dy për qind më e ultë se sa në të njëjtin gjysmëvjetor vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga raporti i punës, i cili është publikuar në faqen e Komisionit për letra me vlerë, të ardhurat e kompanisë në fund të qershorit ishin 310 mijë euro, që është 45 për qind më e ultë se në periudhën krahasuese, shkruan MINA-business.
Aktiva e përgjithshme e Rivierës së Ulqinit në fund të qershorit ishte 108 milion euro, që është për 1,4 për qind më pak se në periudhën krahasuese.