Drejtori i Qendrës turistike të Kosovës Shkelzen Rizaj ka vlerësuar që sezoni në rivierën e Ulqinit do të zgjas deri në gjysmë të tetorit.
Sipas fjalëve të tija, turistët nga ky shtet me qejf e zgjedhin Ulqinin si vend pushimi. “Sipas anketave, Ulqini vazhdon të jetë destinacion i preferuar i Kosovarëve”, tha Rizaj për “Vijesti” duke theksuar që edhe pse Shqipëria ka 400 kilometër bregdet, Kosovarët me durim presin në pikën kufitare Sukubinë për të ardhur në Ulqin.
Ai tha që mysafirët nga Kosova presin që në Ulqin të ketë më shumë vend-parkimi, hotele cilësore dhe akva-parqe.