Rolloviq: KRIZA POLITIKE NË REGJI TË PDS-SË

Milan-RolovicKëshilltari i Frontit demokratik dr. Millan Rolloviq ka thënë se sjellja e partive që përbëjnë pushtetin lokal dhe e PDS-së, i cili dikton dhe prolongon krizën politike, po e çon Ulqinin në shkatërrim total.

“Këtë korrupsion politik në Ulqin në regji të PDS-së nuk mund ta zgjidh as prokurori special Milorad Katniq. Kjo që po ndodh në Parlamentin lokal po tejkalon çdo masë të mirësjelljes themelore, jo vetëm politike por edhe të asaj qytetare. E vetmja rrugëdalje nga kjo gjendje e paqëndrueshme është shpallje e zgjedhjeve të reja lokale”, tha ai për “Dan”.

Sipas fjalëve të tija, për çdo gjë është fajtor PDS-ja e cila “mban çelësat” dhe negocion me Cungun dhe Gjekën, por nuk dëshiron të bëjë shumicë të re.

“Por, PDS-ja po shtynë shpalljen e zgjedhjeve për arsye se dëshiron ta sjell Komunë në gjendje të kaosit total, e atëherë, të shpallë zgjedhjet dhe sipas rregullave të tyre të vjetra dhe të provuara të korrin fitoren dhe të marrin pushtetin”, shtoi Rolloviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi