Rolloviq për “rastin Parking”: NA NËNÇMOJNË INTELIGJENCËN

Milan-RolovicKëshilltari i Frontit demokratik dr Millan Rolloviq ka thënë që projekti me të cilin përball restorantit “Hollegro” me gjasë ndërtohen parkingjet nënçmon inteligjencën e çdo njeriu të rëndomtë. “Të gjithë që kalojnë aty shohin që bëhet fjalë për hapësira afariste, e jo parking”, tha ai.

Rolloviq ka shprehur habinë që për shkak të reputacionit të vet profesional mbas një projekti të tillë qëndron Agjencia për ndërtim dhe zhvillim të Ulqinit dhe disa arkitektë. “Kjo është sikur nga unë të kërkohet të nënshkruajë që një grua është shtatzënë, e ajo në fakt nuk është. Sigurisht që nuk do ta bëja kurrë”, theksoi ai dhe shtoi që përkrahë hapjen e hetimit parlamentar për këtë rast.

“Duhet si komunë dhe komunitet të shohim çka të bëjmë më tej me këtë hapësirë të vlefshme, sepse kështu patjetër që nuk vinë”, tha Rolloviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi