Rotari klubi: FESTOHET NJË DEKADË PUNË

Rotari klubi Ulqin, Rotari klub UlcinjNë Pallatin Venecia, në Kala, mbrëmë është festuar dhjetë vjetori i themelimit dhe punës së Rotari klubit Ulqin.

Siç tha kryetari i rotarianëve të Ulqinit Nizami Mavriq, ato në këtë periudhë kishin një sërë aktivitetesh të dobishme për komunitet.

Anëtari i kësaj organizate prej themelimit Shuquri Resulbegoviq i foli mysafirëve për këtë OJQ më të madhe në botë, si dhe për Ulqinin.

Anëtarëve të Rotari klubit jubileun ja uroi edhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Në këtë festim përveç drejtuesve të Distriktit 2483 dhe përfaqësuesve të edhe pesë rotari klubesh nga Mali i Zi, ishin të pranishëm edhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Zenepa Likoviq, drejtoresha e OT Zana Sarvan, përfaqësuesit e ambasadës së SHBA, të Turqisë dhe medieve të lira, si dhe mysafirët nga Sllovenia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi