Duke iu falënderuar marrëdhënieve të shkëlqyera me Rotari klubin në Zagorje ob Savi, Rotari klubi Ulqin njoftoi se tre fëmijë,të moshës nga klasa pestë deri në të nëntën, mund të qëndrojnë së shpejti në Slloveni.
Në periudhën prej më 17 deri më 25 korrik në Zagorje ob Savi mbahet kampi veror “Tabor Mojca 2015 – Fëmijët e Europës” me një sërë aktivitetesh interesante.
Fëmijët të cilët do të qëndrojnë në Slloveni do të kenë përcjellësit, për të cilët po ashtu do të paguhen shpenzimet e qëndrimit. “Më së miri do të ishte që fëmijët të jenë sa më të rritur, gjegjësisht ato që ndjekin klasën e tetë ose të nëntë”, thane nga Rotari klubi.
Të gjithë prindërit e interesuar mund të informohen më detajisht në telefon/fax: 421-004, cel 067/040-155 ose nëpërmjet e-mail-it:rotaryulcinj@t-com.me