Nga Rotary Klubi Ulqin njoftuan se me 1 shtator do të fillojë realizimi i projektit “Zero Waste Promotion”, që ka për qëllim rritjen e vetëdijes së fëmijëve të moshës shkollore dhe parashkollore në Ulqin, e të cilët përmes lojës, edukimit dhe garave do të njoftoheshin me mënyrat e qëndrueshme të trajtimit të mbeturinave, të cilat pastaj duhet ti përcjellin tek edukatorët, arsimtarët, prindërit dhe opinioni.
Projekti do të zgjasë deri në mesin e qershorit të vitit të ardhshëm dhe do të ketë vlerën prej 25.000 eurove, ndërsa u mendua nga Ana Beloglazova – Radulloviq dhe Mersiha Resulbegoviq – Mavriq.
Realizimi i këtij projekti u përkrah nga një grup turistësh nga Norvegjia të cilët këto ditë qëndruan në hotelin “Pallati Venecia” në Ulqin.
Sipas fjalëve të kryetarit të sapozgjedhur të Rotary Klubit Boris Margjonoviq, fokusi i veprimtarisë së tij në periudhën e ardhshme do të jetë edukimi dhe ekologjia.