Kryetari i ri i Rotari Klubit Ulqin është drejtori i Dhomës së Zejtarisë së Malit të Zi Boris Margjonoviq.
Ai e pasoi Aleksandër Daboviqin në pozicionin drejtues të kësaj organizate, i cili, përndryshe, është arkitekti kryesor i qytetit.
Mandati i kryetarit të Rotari Klubit Ulqin, i cili është njëri nga më aktivët në shtet, zgjat një vit.