Me rastin e Ditës së Shkollës, përfaqësuesit e Rotary klubit Ulqin në krye me kryetarin Aleksandar Daboviq, donuan të martën një rrënjë ulli në Shkollën Fillore „Marshall Tito“.
Siç theksohet, ditët e ardhshme donacioni i ngjashëm është paraparë në katër institucionet edukativo – arsimore në territorin e Komunës së Ulqinit („Boshko Strugar“, „Bedri Elezaga“, „Marko Nuculloviq“ dhe „Vëllezërim Bashkim“).
„Me këtë gjest simbolik dëshirojmë të fillojmë të mendojmë për mjedisin jetësor dhe të tentojmë të rrisim vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e ullishtës tonë e cila duhet të ruhet, ndërsa ullirin ta përhapim në të gjithë pjesët e Komunës tonë. Ulliri është paqe, jetëgjatësi, thesar dhe familje“, tha Daboviq.