Rreth 10 shtatorit: TENDERI PËR QIRADHËNIE TË TOKËS PËR AKVA-PARK

Akua parkNga mesi i kësaj javë, me siguri të mërkurën, do të shpallet tenderi për qiradhënie afatgjate të tokës në Plazhin e madh për ndërtimin e akva-parkut, mëson Portali Ul-info në administratën lokale.

Komuna do të jap me qira për 30 vite 25 498 metër katrorë tokë në Shtoj, me çmim fillestar prej 1,1 euro.

Me kushtet e tenderit është thënë që, përveç tjerash, në te mund të lajmërohen firmat e specializuara për akva-parqe me dëshmi që në tre vitet e fundit kishin xhiro prej së paku pesë milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi