Tendosje rreth komunës së Tuzit: PUSHTETI DO TË KËRKOJ ELEBORAT TË RI

Këshilltarët e koalicionit qeverisës në Komunën urbane të Tuzit (Partia demokratike e socialistëve, Unioni demokratik i Shqiptarëve dhe Partia boshnjake) do të votoj kundër Studimit të propozuar për arsytueshmërinë ekonomike të krijimit të komunës së Tuzit dhe do të kërkojnë punimin e elaboratit të ri. Ato mendojnë që studimi i propozuar nuk është real, sepse tregon që Tuzi nuk mund të mbijetojnë si vetëqeverisje lokale e pavarur.

Sipas mendimit të këshilltarit opozitar të Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj, nga studimi të cilin e porositi Kryeqytetit Podgorica qartë shihet qëllimi politik: “Kjo është dëshmi që ekziston edhe një lojë politike, e kjo lojë quhet zgjedhjet e ardhshme lokale. Është shumë e mundshme që referendumi do të jetë në ditën kur do të jenë zgjedhjet lokale të rregullta, por me këtë nëse qytetarët e Malësisë dalin në zgjedhje, atëherë do të legjitimonin komunën urbane edhe katër vite. Ne këtë nuk e duam”, tha Sinishtaj për Antena M.

Ai shtoi që nuk sheh mundësi ligjore që referendumi të organizohet në fund të shtatorit siç u arrit marrëveshja në mars në mes PDS-së dhe partive shqiptare në shkëmbim për përkrahjen e tyre ndaj  kandidatit presidencial të kësaj partie Filip Vujanoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi