Komisioni të cilin e formoi Gjykata ekonomike e Malit të Zi nuk solli vendimin sot a do ta pranojë të vetmen ofertë për kontratën e bashkëpunimit ekonomiko-teknik, gjegjësisht propozimin për qiramarrje të Kripores.
Siç na tha anëtari i Komisionit Anton Kastrati, kjo ndodhi për shkak se në mbledhjen e sotme nuk morri pjesë administruesi i falimentimit në Kripore duke shtuar që vendimi do të sillet mbas Pashkëve, të martën ose të mërkurën.
Ofertën për qiramarrje të Kripores e dërgoi vetëm Sindikata e punëtorëve të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.