Përkundër të gjithë apeleve, paralajmërimeve dhe kërcënimeve me dënime, kafshët në rrugën Ulqin-Adë janë dukuri e rregullt.
Vetëm vitin e kaluar në këtë rrugë magjistrale kishte disa fatkeqësi me pasoja tragjike.
Pak kohë më parë nga Drejtoria e policisë kanë ndarë fletushka me këtë rast, por edhe kjo fotografi, të cilën na e dërgoi bashkëqytetari jonë, tregon që në terren pak gjëra kanë ndryshuar.
E vera po vjen…