Shirat e dendura së bashku me valët e mëdha të cilat krijojnë të ashtuquajturën tapë në grykën e Bunës, kanë shkaktuar këto ditë rritjen e nivelit të lumit, si dhe të kanalit të Port Milenës.
Meteorologët paralajmëruan që ditët e ardhshme po ashtu priten reshje, si dhe det i trazuar.
Shërbimet kompetente nuk kanë paralajmëruar për rrezikun nga përmbytjet, por, siç thotë ekologu Xhelal Hoxhiq, ato nuk përjashtohen.
“Në vend që Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të merret me forcimin e digave, ose benteve siç i quajmë ne në Ulqin, ajo shikon vetëm si të marrë më shumë nga Buna”, shton ai.