Shkrirja e borës në male për shkak të temperaturës së lartë të ajrit, si dhe prurjet e mëdha të Drinit, si dhe reshjet dhe era e fuqishme jugore e përcjellë nga valët e larta në det, kanë kushtëzuar që të marten menjëherë të rritet niveli i ujit në lumin Buna.
Tarracat e restoranteve dhe shtëpizave në degën e djathtë të këtij lumi janë nën ujë.
Meteorologët në Shqipëri paralajmëruan se ditët e ardhshme, e në veçanti me 8 mars, në zonën në jug të Shkodrës mund të ndodhin përmbytjet, e që duhet të brengos të gjithë ato që jetojnë në deltë të Bunës.