Pritjet e punëtorëve turistik po realizohen: në dy ditët e fundit në Ulqin erdhi vala e madhe e mysafirëve. Ky trend do të vazhdohet edhe ditët e ardhshme, kur pritet kulmi i sezonit.
Në hotele nuk ka vende të lira, kështu do të jetë gjatë tërë gushtit dhe fillimi i shtatorit, është lajmëruar për Portalin Ul-info nga ndërmarrjet hotelerike.
Shumica e turistëve, mbas Ramazanit, erdhën në rivierën e Ulqinit nga Bosnja, Sanxhaku dhe Maqedonia, derisa ardhja më e madhe e Kosovarëve pritet të premten. Sepse, për sot pasdite dhe nesër meteorologët kanë paralajmëruar mot me vranësira të ndryshueshme.