Vitet e fundit janë regjistruar batica me nivel rekord në Adriatik. As Ulqinakët më të vjetër nuk mbajnë në mend nivel aq të lartë të detit. Sepse, baticat kanë nivel më të lart se zakonisht, ndërsa as dallgët në këtë rajon, siç duket, asnjëherë nuk kishin fuqi kaq të madhe.
Edhe pse shumë njerëz këtu, pak në mënyrë naive, thonë që çdo gjë do të jetë si më herët, për fat të keq, pak ka shenja që kjo do të ndodh me të vërtet. Proceset erozive, prurjet më të vogla të Bunës dhe Drinit, shpejtësia e lumit dhe rritja e nivelit të detit, kanë bërë që vetëm për tre dekada gjerësia e plazhit në Adë të zvogëlohet për rreth 60 metër!? Ky proces në mas të madhe ka filluar dhe në Plazhin e madh dhe Plazhin e vogël.
Në institutin e Splitit për oceanografi dhe peshkim thonë që nivelet rekorde të baticës paralajmërojnë që rreziku i rritjes së nivelit të detit nuk është çështje e një të ardhme të largët, por deti po “na troket në derë”. “Në 50 vitet e ardhshme niveli i detit në Adriatik do të rritet nga një gjysmë metri deri në një metër” thotë eksperti i këtij institucion dr Ivica Villibiq.