RRJETI I OJQ-ve LOKALE: Komuna të paguaj mjetet e OJQ-ve nga Konkursi i vitit 2017

RRJETI i OJQ-veKomuna e Ulqinit ka nënshkruar kontratat me organizatat joqeveritare për financimin e projekteve të mbështetur në Konkursin e vitit 2017. Në përputhje me nenin 4 të këtyre kontratave, Komuna është angazhuar të paguaj shumat për financimin e projekteve, në afat prej 30 ditësh nga dita e nënshkrimit të tyre. Pra Komuna ka qenë e obliguar t’iu paguaj mjetet OJQ-ve deri me 29 janar 2018.

Duke marrë parasysh këtë vonesë të Komunës, 28 OJQ lokale nuk mund të realizojnë projektet tyre. Gjithashtu duhet të theksojmë se shumica e projekteve të mbështetura në Konkursin e v. 2017, janë planifikuar të realizohen përpara sezonit veror.

Gjithashtu duhet të përmendim se shumica e komunave në Mal të Zi, procedurën e shpalljes dhe realizimit të konkurseve për v. 2018 tashmë e kanë kryer ose janë në fazën e përfundimit.

Nisur nga këto fakte, apelojmë tek shërbimet përkatës të Komunës që sa më parë t’i kryejnë pagesat për projektet e mbështetura nga Konkursi 2017, në mënyrë që të krijohen kushtet formale për të shpallur konkursin publik për vitin 2018.

Duke shpresuar që drejtuesit e Komunës së Ulqinit do të angazhoheni për krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për veprimin e OJQ‐ve dhe me këtë të kontribuojnë në përmirësimin cilësor të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Qeverisjes Vendore dhe Sektorit Civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini kishte privilegje të veçanta në perandori

Në shtetin romak, qytetarët ilirë (Olciniatët) dhe Ulqini si seli e tyre gëzonin pozicionin e një qyteti me privilegje të veçanta (oppidum civium Romanorum). Në epokën e Bizantit ky qytet ishte seli peshkopale dhe porti