Rrjeti i OJQ-ve në Ulqin: VITI I TRETË PA KONKURS PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

Financimi i projekteve dhe programeve të OJQ-ve nga buxheti i Komunës së Ulqinit është një nga format e bashkëpunimit në mes të VetëqeverisjesVendore dheorganizatave të shoqërisë civile. Kjo formë e bashkëpunimit praktikisht do të thotë se Komuna e Ulqinit nga buxheti i vetfinanconrealizimin e projekteve të cilët njëkohësisht janë edhe prioritet i programeve, planeve dhe strategjive që ajo ka miratuar.

Financimi i projekteve të OJQ-ve në Mal të Zi është i rregulluar me Ligjin përOrganizatat Joqeveritare, Ligjin përVetëqeverisjenLokale dhe Ligjin për tëDrejtat dhe Liritë e Pakicave.

Në nivelin lokal situata qëndron pak më ndryshe. Kur vetëqeverisja lokale vendosë të mbështesë projekte dhe programe të OJQ-ve dhe këtë çështje e rregullon me një vendim të veçantë, atëherë ajo është e detyruar ta zbatojë këtë vendim.

Komuna e Ulqinit nuk ka shpallur konkurs publik për financimin e projekteve të OJQ-ve lokale për vitet 2018, 2019 dhe 2020. Mirëpo ky fakt nuk nënkupton që Komuna gjatë kësaj periudhe të mos ketë ndarë fonde nga buxheti i saj për organizatat joqeveritare. Kështu, pa një procedurë publike dhe të përcaktuar me aktin që e rregullon këtë çështje, me vendim të Kryetarit të Komunës, për këto tre vite janë ndarë mbi 22.000 euro për OJQ-të lokale.RRJETI

Me këtë rast duhet nënvizuar fakti se Pushteti aktual në Komunën e Ulqinit, në mandatin e deritanishëm, nuk ka shpallur asnjë konkurs publik për organizatat joqeveritare.

Një parakusht i rëndësishëm që projektet e OJQ-ve të financohen nga buxheti i Komunës me mjetet e taksapaguesve,është që ata të jenë në interesin e përgjithshëm publik dhe tëjenë të lidhur drejtpërdrejtë me politikat vendore (vendimet, planet,programet dhe strategjitëe Komunës). Ne këtëkontekst, OJQ-të në Ulqin njihen tashmë jo vetëm në nivelin lokal, por shumë më gjerë, si subjekte të cilat japin një kontribut të çmueshëm në realizimin e politikave publike dhe ofrojnë shërbime të rëndësishme për qytetarët dhe mbarë komunitetin.

Për hirë të opinionit të gjerë, dëshirojmë të theksojmë se organizatat e shoqërisë civile nuk janë të zëshme vetëm për të kërkuar mjete financiare. Ato janë shumë aktive edhe në hartimin dhe zbatimin e politikave publike. Ka disa vite që përsëriten kërkesat tona për formimine Këshillit për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Vetëqeverisjes Lokale, për formimine Këshillit për Bashkëpunimin e Vetëqeverisjes Lokale me OJQ-të; për miratimin e Vendimit për Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Kryerjen e Punëve Publike, etj.

Kështu pra, financimi i OJQ-ve nga Buxheti i Komunës, duhet të paraqesë realizimin e politikave dhe shërbimeve publike të Qeverisjes Vendore. Prandaj, në qoftë se financimi i tillë kuptohet dhe organizohet mirënga Administrata e Komunës, atëherë kjo nuk përfaqëson një shpenzim, por në tëvërtetë një investim në zhvillimin e komunitetit në fusha të ndryshme.

RRJETI JOFORMAL I ORGANIZATAVE JOQEVERITARE – ULQIN

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do