Rrogat mesatare më të ulëta në vend: ULQINI MË I DOBËT EDHE SE ANDRIJEVICA

Pogled-UlcinjaRroga mesatare në Ulqin për dallim nga viti i kaluar është rritur për 6,7 për qind, por akoma është më e ulëta në vend, tregojnë të dhënat e fundit të Entit për statistikë shtetërore – Monstat.

Siç theksojnë nga ky institucion, rroga mesatare në gusht ishte 389 euro dhe ishte për nëntë euro më e ulët se paga mesatare në Andrijevic. Këto janë të vetmet dy komuna në Mal të Zi qytetarët e të cilëve në mesatare marrin më pak se 400 euro në muaj.

Rroga mesatare në Tivar në gusht ishte 451, në Budva 463, ndërsa në Podgoricë 496. Rroga më e madhe mesatare në Mal të Zi është në Tivat, ku të punësuarit në mesatare në gusht kanë marrë 624 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi