Rrogat në Ulqin: 402 EURO NË MUAJ

Stari grad UlcinjEnti shtetërorë për statistikë – Monstat ka publikuar në raportin e vet më të fundit të dhënat për rrogat mesatare në këtë vend sipas komunave në shtator.

Nga to mund të arrihet në përfundim që Ulqini nuk është më komuna në të cilën të punësuarit kanë rrogën më të vogël mesatare. Por, Ulqini akoma është në pjesën e fundit me rrogën neto mesatare mujore në shtator me vlerë 402 euro. Në dy komunat të renditura më dobët, në Andijevicë dhe Danilovgrad, rroga mesatare ishte 397, gjegjësisht 398 euro.

Për dallim nga viti i kaluar rroga mesatare në Ulqin është rritur për 7,5 për qind.

Rroga mesatare në shtator të vitit 2013 në Tivar ishte 437, në Budva 46, në Podgoricë 501, ndërsa në Tivat 626 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi