Të Dhënat e fundit të Entit shtetërorë për statistikë – Monstat tregojnë që paga mesatare në Ulqin është bindshëm më e vogla në vend. Kështu ajo në tetor në këtë komunë ishte 358 euro, që është madje dhjetë për qind më e vogël se një muaj më parë.
Ulqini është e vetmja komunë në Mal të Zi ku janë rrogat mesatare më të vogla se 400 euro.
Rroga mesatare në nivelin e Malit të Zi në tetor ishte 475 euro.
Kështu, për shembull, ajo në Tivar ishte 452, në Podgoricë 503, ndërsa në Tivat 640 euro.