Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë vizitoi të marten punimet në rrugën magjistrale në pikën kufitare në Sukubinë.
Duke konstatuar se është ndërtuar edhe ura në Kllezën ai tha se është pranë përfundimit punimet në aksin rrugor nga Ulqini deri në Krythë me gjatësi 13,5 kilometër.
“Tani i tërë aksi është i asfaltuar, ndërsa së shpejti pritet që të vendoset edhe shtresa e tretë. Kjo rrugë është dhuratë për banorët e Zonës së Anës së Malit për Ditën e Pavarësisë”, tha Nrekiq.
Punimet në këtë aks rrugor filluan në tetor të vitit 2017.