Këtë javë do të fillojë shpronësimi i tokës përgjatë rrugës Krythë-Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Edhe pse më herët është parashikuar që punimet në zgjerimin e kësaj, pjesës së tretë të rrugës Sukubinë-Ulqin, të nis mbas sezonit turistik, pritet që ato, megjithatë, do të fillojnë vitin e ardhshëm.
Poashtu, e rëndësishme për këtë pjesë rrugore, të gjatë 13,5 km, është që dokumentacioni projektues është në fazën e përpilimit.